
Estetikë dhe mbrojtje
Detajim i plotë
Brenda dhe jashtë, nga pastrimi i thellë te lustrimi i karrocerisë.
Kërko info
Detajim, ceramic coating, body kit, ambient light dhe tavan me pika. Çdo punë bëhet sipas porosisë në garazhin tonë në Tiranë, nga Indrit Hamati.
Nuk kemi çmime fikse: çdo makinë është ndryshe. Na shkruaj çfarë do të bësh, më mirë me dy foto, dhe të themi kohën dhe koston.

Estetikë dhe mbrojtje
Brenda dhe jashtë, nga pastrimi i thellë te lustrimi i karrocerisë.
Kërko info
Estetikë dhe mbrojtje
Një shtresë e fortë dhe hidrofobe që mbron bojën dhe e mban me shkëlqim për kohë të gjatë.
Kërko info
Estetikë dhe mbrojtje
Xhama të errësuar dhe filma termikë: më pak nxehtësi në kabinë, më shumë privatësi.
Kërko info
Stil dhe upgrade
Spoilera, pragje, difuzorë dhe kite të plota, të montuara dhe të rifinituara si nga fabrika.
Kërko info
Stil dhe upgrade
E çojmë makinën tënde te pamja e modelit më të ri: fenerë, parakolpë, detaje.
Kërko info

Interieri
Timonët e konsumuar dhe interieri i dëmtuar bëhen si të rinj. Mos e hidh: ta bëjmë të ri.
Kërko infoLinja drite në panel e në dyer, me ngjyrën që zgjedh ti, dhe qindra yje me fibër optike në tavan. Hyr në makinë në mbrëmje dhe ndryshon gjithçka.
Kërko info për ambient lightDisa nga punët e fundit nga Instagram. Kliko një kartë për të parë videon.
1,4K+ ndjekës në Instagram2,6K+ në TikTok
Në WhatsApp ose në direct. Na thuaj çfarë makine ke dhe çfarë do të bësh, me disa foto.
Të themi koston dhe kohën para se të prekim makinën. Pa surpriza.
Caktojmë ditën dhe e sjell makinën te ne në Rrugën 28 Nëntori.
Të tregojmë punën e përfunduar, detaj pas detaji.

Orari
E hënë – e shtunë: 09:00 – 20:00
E diel: mbyllur
Para se të vish, na shkruaj ose na telefono, që ta organizojmë punën për makinën tënde.
Çdo punë bëhet sipas porosisë dhe varet nga makina, materialet dhe gjendja. Na shkruaj në WhatsApp ose në direct në Instagram me disa foto dhe të dërgojmë ofertën.
Në Tiranë, në Rrugën 28 Nëntori, zona Yrshek. Para se të vish, na shkruaj ose na telefono.
Një tavan i brendshëm me qindra pika drite me fibër optike që imitojnë qiellin natën. Mund të kombinohet me ambient light për të ndryshuar atmosferën e kabinës.
Mbron bojën me një shtresë të fortë dhe hidrofobe: uji rrëshqet, papastërtia ngjitet më pak dhe karroceria mbetet me shkëlqim më gjatë.
Po. Përveç detajimit dhe personalizimit, në garazhin tonë në Yrshek, Tiranë, bëjmë servisin bazë, mirëmbajtjen dhe riparime interieri. Na shkruaj modelin e makinës dhe çfarë të duhet.
Po: xhama të errësuar dhe filma termikë që ulin nxehtësinë në kabinë dhe japin më shumë privatësi. Na shkruaj modelin e makinës për ofertë.
Na shkruaj modelin dhe vitin e makinës. Për body kit dhe upgrade kontrollojmë më parë përputhshmërinë.
Na trego çfarë ke në mendje për makinën tënde.